Telegrafi

Alarmohen tre top klubet evropiane, Manchester United ulë kërkesat për shitjen e Greenwood

Mason Greenwood është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer pas huazimit te Getafe nga Manchester United.

Sulmuesi anglez ishte në burg dhe kishte probleme me ligjin, por pasi u lirua nga gjitha akuzat ai u huazua te Getafe për ta shpëtuar karrierën e tij.

Anglezi i ri po bën shumë mirë në Spanjë, pasi në 28 ndeshje zyrtare ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë duke treguar një formë të shkëlqyer.

Lexo po ashtu Greenwood mund të largohet nga Man Utd për t'u bashkuar me ekipet rivale nga Liga Premier

Falë paraqitjeve të shkëlqyera me Getafen, Greenwood ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha si Barcelona, Atletico Madrid dhe Juventus.

E pikërisht këto tre skuadra janë njoftuar se Manchester United ka ulë kërkesat për shitjen e Greenwood nga 50 milionë sa ishin fillimisht.

Lexo po ashtu Barcelona i përgjigjet çmimit që Man Utd i ka vënë kartonit të Greenwood

Daily Star ka raportuar se Djajtë e Kuq i kanë njoftuar skuadrat e interesuara se mund ta blejnë 22-vjeçarin anglez për 35 milionë euro.

Greenwood nuk do të mbetet te Getafe e as Man Utd, por pritet një garë e nxehtë se kush do ta ftojë garën për shërbimet e tij. /Telegrafi/