Tottenham Hotspur nuk po arrin ta bind yllin e tyre Christian Eriksen për të vazhduar kontratën.
Mesfushori 26-vjeçar është duke kaluar stinorin e tij të gjashtë në Londër me fanellën e Spurs që nga transferimi në vitin 2013 nga Ajax.
Kontrata aktuale e Eriksenit me Tottenham skadon në verën e vitit 2020 dhe klubi anglez po këmbëngul për një kontratë të re.
Por Tottenham nuk po e ka të lehtë arritjen e një marrëveshje për një kontratë të re me yllin e tyre.
The Sun ka raportuar se Eriksen ka refuzuar vazhdimin e kontratës edhe për pesë vite të tjera.
Shkak për këtë refuzim besohet se është paga e lojtarit e cila nuk është rritur sa duhet.
26-vjeçari aktualisht fiton vetëm pesë milionë euro në stinor dhe beson se në skuadra tjera do të fitonte edhe më shumë.
Pas këtij refuzimi të Eriksenit për të vazhduar kontratën me Spurs, janë alarmuar edhe skuadrat e mëdha evropiane.
Real Madrid, Barcelona, Paris Saint Germain dhe Bayern Munich janë katër ekipet e mëdha që po kërkojnë lojtarin.
Eriksen mund të largohet nga Tottenham për një shumë rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/