Site icon Telegrafi

Alarm tek Real Madridi, dy yjet e skuadrës mbetën të lënduar në derbin ndaj Barcelonës

Real Madridi raportohet se janë ‘alarmuar’ për dyshen Antonio Rudiger dhe Lucas Vazquez pasi ata e përfunduan ndeshjen ndaj Barcelonës me probleme fizike.

‘Los Blancos’ pësuan humbje të rëndë me rezultat 4-0 në ‘Santiago Bernabeu’ të shtunën ndaj Barcelonës dhe për t’i përkeqësuar më shumë gjërat për ta, Rudiger dhe Vazquez raportohet se e kanë përfunduar ndeshjen me probleme fizike.

Sipas Marca, reprezentuesi gjerman ka gjendjen më të keqe nga të dy pasi ai kishte probleme muskulore ndërsa Vazquez pati vetëm disa shqetësime, teksa të dy pritet t’i nënshtrohen testeve mjekësore së shpejti.

Përveç humbjes turpëruese ndaj Barcelonës dhe faktit që kanë mbetur gjashtë pikë mbrapa tyre në La Liga, ata tashmë kanë një listë të gjatë të lëndimeve për këtë sezon.

David Alaba ka mbetur jashtë fushave shkaku i lëndimit të ligamentit ACL, njësoj siç ka pësuar edhe Daniel Carvajal.

Rodrygo në anën tjetër nuk është në dispozicion për shkak të një problemi me muskujt hamstring teksa portieri Thibaut Courtois është po ashtu jashtë fushave për një problem muskulor.

Që prej se iu bashkua Realit nga Chelsea në verën e vitit 2022, ai ka shënuar gjashtë gola, ka bërë 116 paraqitje teksa ka fituar titullin e La Ligas, Copa Del Rey, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube.

Madridi do të shpresojë se Rudiger dhe Vazquez do të rikthehen në kohë për ndeshjet me Valencian, Milanin dhe Osasunan./Telegrafi/

Exit mobile version