Probleme në qytetin organizator të finales së Ligës së Kampionëve.
Në Kiev është alarmuar për një bombë dhe forcat e sigurimit menjëherë kanë reaguar.
Pesë stacionet e metrove janë mbyllur për tu kontrolluar nga Policia ukrainase.
Pas kontrolleve të bëra është vërtetuar se nuk ka asnjë rrezik dhe alarmi ka qenë i rrejshëm.
Tani lajmet e fundit që vijnë nga Ukraina, thonë që stacionet e metrove janë hapur.
Qytetarët e Kievit dhe tifozët e Realit e Liverpoolit po lëvizin lirshëm nëpër rrugët e Kievit.
Finalja e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit luhet sonte me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/