Site icon Telegrafi

Alarm fals, vetëm një i pezulluar te Kombëtarja për sfidën ndaj Andorrës – Reja rrezikon Francën

Keidi Bare dhe Sokol Cikalleshi nuk e kanë plotësuar numrin e kartonëve dhe do të jenë të gatshëm në ndeshjen e radhës ndaj Andorrës më 14 nëntor.

Ata kanë nga dy të verdhë, ndërsa rregullorja e UEFA-s, shprehimisht thotë: “në garën kualifikuese, një lojtar pezullohet për ndeshjen tjetër pas tre ndëshkimesh me të verdhë në tri ndeshje të ndryshme, si dhe pas të pestës”.

Kësisoji, vetëm Klaus Gjasula që ka marrë tri kartonë të verdhë radhazi do të mungojë ndaj Andorrës.

Për sa i përket listës të atyre që rrezikojnë të humbasin sfidën ndaj Francës në rast ndëshkimi ndaj Andorrës ata janë Dermaku, Abrashi, Xhaka si dhe trajneri Reja.

Cilido prej tyre merr një tjetër të verdhë, përfundon në tribunë për sfidën kundër kampionëve të Botës, në ndeshje e inagurimit të stadiumit Kombëtar.

Exit mobile version