Real Madridi thuhet se është shumë afër që të transferojë David Alaban nga Bayern Munichu.
Mbrojtësi austriak është i lirë që të bisedojë me secilën do skuadër, pasi kontrata e tij me Bavarezët skadon në verën e këtij viti.
Alaba tashmë ka refuzuar vazhdimin e kontratës me Bayernin, duke kërkuar kështu një aventurë të re.
Lojtari që mund të luajë në krahun e majtë dhe në qendër të mbrojtjes, kishte kërkuar një pagë edhe më të lartë te skuadra gjermane, por kërkesa e tij ishte refuzuar.
Kështu, Real Madridi është duke i plotësuar dëshirën në një kontratë prej dhjetë milionë euro në sezon dhe qëndrim prej katër vitesh në Santiago Bernabeu.
Posa ta përfundojë kontratën me Bayernin, Alaba do të kalojë te madrilenët si lojtar i lirë. /Telegrafi/