David Alaba i Bayern Munichut dhe Samuel Umtiti i Barcelonës kanë përfunduar në listën e dëshirave të Arsenalit për t’i transferuar gjatë verës.
Topçinjtë janë në kërkim për të sjellë deri në pesë lojtarë të rinj, dhe forcimi i mbrojtjes është konsideruar si një prioritet i lartë.
Sipas mediumit Independent, Alaba i Bayern Munichut dhe Umtiti i Barcelonës janë emrat kryesor në listën e dëshirave të verës së Arsenalit.
Trajneri Unai Emery e ka etiketuar mbrojtjen si pikën më të dobët të ekipit dhe shpreson që këta dy yje mund të zgjidhin dobësitë e ekipit në këtë repart.
Të dy lojtarët do të jenë të hapur për tu larguar pasi klubet e tyre janë përforcuar në pozicionet ku luajnë dhe gjithashtu kanë bërë blerje të mëdha që duhet të duhet të kompensohen nga shitjet e lojtarëve.
Bayerni kohëve të fundit ka blerë mbrojtësin e majtë të Atletico Madridit, Lucas Hernandez, ndërsa Barcelona është e lidhur vazhdimisht me Mathijs de Ligt, pasi ka shpenzuar tashmë shumë në shokun e tij të Ajaxit, Frenkie de Jong. /Telegrafi/