Telegrafi

Alaba dëshiron ndryshimin e pozicionit në klubin e tij të ardhshëm

Objektivi i Chelseat, Paris Saint-Germain dhe Real Madridit, David Alaba, nuk po largohet nga Bayern Munchen vetëm për shkak të parave.

Alaba është jashtë kontratës këtë verë dhe nuk do të rinovojë me Bayerni.

Ai ka deklaruar tashmë se do të largohet nga Allianz Arena, pasi palët nuk kanë arritur marrëveshje rinovimi.

Lexo po ashtu Paris Saint-Germain paraqet ofertën për Alaban

Mbrojtësi austriak, i cili gjithashtu mund të luajë në mesfushë, dëshiron 10 milionë funte ose më shumë në pagat vjetore në klubin e tij të ri.

Sipas Le Parisien, Alaba dëshiron një pagë të madhe, por gjithashtu dëshiron të luajë si mesfushor mbrojtës për ekipin e tij të ardhshëm.

Kushdo që mund t’i ofrojë atij rolin mund të sigurojë nënshkrimin e tij. /Telegrafi/