“Al Trade Center”, shënon 20 vjetorin e themelimit. E për dy dekada punë, kjo kompani ka vendosur të festojnë në një mënyrë tjetër.
Drejtori i Al Trade, Sokol Gashani, ka thënë se pjesë e festës do të jenë, të gjithë ata të cilët kanë kontribuar në rritjen dhe fuqizimin e “Al Trade Center”, deri në ditët e sotme.
“Ata kanë qëndruar besnik ndaj firmës tonë, dhe janë bërë kështu shtylla jonë kryesore. Ne nuk i harruam dhe as nuk do t’i harrojmë, sepse ata janë meritor në rrugëtimin tonë”, ka shtuar Gashani.
Sipas tij, ngjarja e organizuar në 20 vjetorin e kompanisë nuk ka ndonjë karakter special, por është bërë në mirënjohje ndaj të gjithë atyre që i ndihmuan këto kohë.
“Vlen të theksohet se këtë mbrëmje e ka madhështuar me prezencën e saj, ylli i madh i muzikës, Nexhmije Pagarusha, ku njëherit njëra prej rrugëve të kompleksit tonë “Linda Premium Residence”, do të të emërohet me emrin e saj”, ka theksuar Gashani.
Ai ka thënë se Nexhmije Pagarusha, e ka nderuar projektin, sepse sipas tij, ajo është kontribuuese e madhe e muzikës dhe artit shqiptar.
Gashani ka folur edhe për sfidat që i kanë kaluar që nga themelimi e deri më tani, ku ka thënë se sukseset e arritura i motivojnë ata për arritje të reja, dhe shpresojnë sipas tij, që të trashëgohen edhe gjeneratat e reja./Telegrafi/