Telegrafi

Al Nassr zyrtarizon Brozovicin: Mos u shqetësoni, jam këtu

(Foto: Screenshot/Twitter/Al Nassr)

Marcelo Brozovic do ta vazhdojë karrierën futbollistike te Al Nassr dhe kjo tashmë është konfirmuar nga klubi saudit.

Mesfushori kroat tash e një kohë është lidhur me kalimin në Saudi Pro Leagu dhe marrëveshja është arritur javë më parë.

30-vjeçari i kishte pasur dyshimet e veta për t’u tërhequr nga elita e futbollit evropian, megjithatë Al Nassr ia plotësoi secilën kërkesë të tij.

Lexo po ashtu Zgjidhen dyshimet, Brozovic vazhdon karrierën te Al Nassr

Klubi saudit e ka publikuar një video përmes të cilës e ka konfirmuar Brozovicin si futbollist të ri.

“Mos u shqetësoni, jam këtu. Unë zgjedh Al Nassr”, thotë lojtari në videon e postuar. /Telegrafi/