Site icon Telegrafi

Al Nassr shkatërron Inter Miamin: Messi u inkuadrua në minutat e fundit, Ronaldo shikonte me dëfrim nga tribunat

Al Nassr e ka nënshtruar Inter Miamin, duke e mposhtur 6-0 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Riad.

Llogarinë e golave për skuadrën arabe e shënoi Otavio në minutën e tretë me një asistim të Marcelo Brozovic.

Shtatë minuta më vonë shënoi Anderson Talisca, ndërsa Al Elwai ishte në rolin e asistuesit.

Por, për të rënduar edhe më shumë situatën e tyre u përkujdes Aymeric Laporte që shënoi nga gjysmëfusha e tyre në minutën e 12-të, duke e zënë portierin e Inter Miamit jashtë porte.

Me këto tri gola përfundoi pjesa e parë, derisa Cristiano Ronaldo i lënduar shikonte nga tribunat, Lionel Messi që gjendej në bankinë nuk u aktivizua fare.

Në 45 minutat e dytë vazhdoi ritmi i lartë i Al Nassr, që realizoi edhe tri gola të tjera.

Talisca shënoi golin e dytë personal dhe të katërtin për ekipin arab në minutën e 51-të, nëpërmjet penalltisë.

Për 5-0 u përkujdes Mohammed Maran (68’), derisa Ronaldo po argëtohej shumë me atë çfarë po bënin bashkëlojtarët e tij ndaj ekipi të rivalit të tij më të madh në karrierë.

Talisca e kompletoi het-trikun e tij në minutën e 73-të, për t’i vazhduar formën e dobët Inter Miamit që nuk di për fitore në katër ndeshjet miqësore.

Lionel Messi u inkuadrua në minutën e 83-të në ndeshje, por që tashmë ishte shumë vonë dhe nuk arriti të shënonte së paku golin e nderit në këtë takim që përfundoi 6-0. /Telegrafi/

 

Exit mobile version