Site icon Telegrafi

Al-Nassr përgënjeshtron lajmin rreth deklaratave të presidentit në lidhje me ‘mashtrimin’ e tij me Ronaldon

Klubi nga Arabia Saudite, Al-Nassr me anë të zëdhënësit për media ka përgënjeshtruar lajmin rreth pretendimeve se presidenti i klubit Musalli Al-Muammar tha se ai ndihej i “mashtruar” nga transferimi i Cristiano Ronaldos.

Citimet që i atribuohen presidentit Al-Muammar janë shfaqur në internet, ku ai pretendon se është mashtruar me transferimin e yllit portugez.

“Unë jam mashtruar vetëm dy herë në jetën time, herën e parë kur kërkova tre qebapë ata më dhanë vetëm dy, herën e dytë kur firmosa me Cristiano Ronaldon”, thuhet të ketë thënë Al-Muammar.

Lexo po ashtu “U mashtrova me nënshkrimin e Ronaldos”, presidenti i Al-Nassr ‘lëshon bombën’

Megjithatë, Al-Nassr me anë të zyrtarit për media të klubit, Walid Al-Muhaidib këmbëngul se citimet në fjalë janë tërësisht fiktive dhe nuk janë thënë nga presidenti i tyre.

“Fjalët në shtypin spanjoll se ne u mashtruam me marrëveshjen me Ronaldon, bazuar në uebsajtin Arabia News 50, janë të rreme dhe të pasakta”, ka thënë Al0Muhaidib për agjencinë e lajmeve EFE.

Ndryshe, Ronaldo ka shënuar 11 gola në 14 ndeshje me Al-Nassr, por klubi saudit është eliminuar nga kupa dhe nuk pritet ta fitojë as titullin e ligës. /Telegrafi/

Exit mobile version