Site icon Telegrafi

Al-Khelaifi: PSG nuk po përpiqet ta transferojë Dybalan, por të ardhmes nuk i dihet

(Foto: Getty Images)

Paris Saint-Germaini do ta kontaktojë Juventusin në rast se do të ketë interesim për Paulo Dybalan, mirëpo tash për tash ai nuk është kyç në planet e klubit francez për të ardhmen.

Mediat kanë spekuluar se përfaqësuesi i argjentinasit ka kontaktuar me krerët e PSG-së në muajin e kaluar për një transferim eventual.

(Foto: Getty Images)

Ndërkaq, presidenti Nasser Al-Khelaifi e ka bërë të qartë se klubi nuk është duke u përpjekur aktualisht për transferimin e sulmuesit.

Lexo po ashtu Top 100 lojtarët më të mirë të vitit 2017

Mirëpo, ai e ka lënë derën hapur për një interesim në të ardhmen.

(Foto: Getty Images)

“Ka shumë lojtarë të mirë në Serie A, jo vetëm Dybala”, u ka thënë ai fillimisht gazetarëve.

“Nëse jemi të interesuar për të, do ta kontaktojmë Juventusin, por tash për tash Dybala nuk është kyç për të ardhmen tonë”, ka shtuar Al-Khelaifi.

Në ndërkohë, Dybala është duke u rikuperuar pas lëndimit në ndeshjen kundër Cagliarit.

(Foto: Getty Images)

Stafi mjekësor i Zonjës së Vjetër ka parashikuar se 24-vjeçari do të mungojë një muaj. /Telegrafi/

Exit mobile version