Telegrafi

Al-Khelaifi flet për Mbappen dhe Ronaldon: Pozicioni i klubit është i qartë, nuk e ndryshojmë – CR7 kurrë nuk ishte objektiv i yni

Nasser Al-Khelaifi ka folur për Kylian Mbapen dhe ofertat që kanë ardhur nga Real Madridi.

Presidenti i PSG foli për L’Equipe në Stamboll pasi përfundoi shorti i fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

“Pozicioni i klubit është i qartë, asgjë nuk ka ndryshuar, gjithçka mbetet e njëjtë, ne nuk do ta ndryshojmë apo përsërisim”, ka thënë kreu i Parisit SG.

Në orët e fundit, Real Madrid ka dërguar ofertën përfundimtare për sulmuesin (170 + 10 milionë euro) , dhe tani topi është kthyer në fushën e PSG-së.

Al-Khelaifi u pyet gjithashtu për të ardhmen e Cristiano Ronaldos, i cili po kërkon largimin nga Juventusi, ndërsa u supozua edhe kalimi te PSG.

“Ne kurrë nuk e kishim ndërmend të nënshkruanim me të”, ka thënë shkurt ai.

PSG është në grupe me Manchester Cityn, RB Leipzig dhe Club Brugge. /Telegrafi/