Klubi nga Superliga e Arabisë Saudite, Al-Ittihad është i interesuar të bëjë një sforco tjetër ekonomike për të nënshkruar me yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah.
Një tjetër yll i madh i futbollit ka marrë një “ofertë që nuk mund ta refuzojë” nga Arabia Saudite.
Sipas gazetarit të respektuar italian Nicolo Schira, Al-Ittihad i dërgoi një ofertë Liverpoolit për Salah.
Negociatat mes klubeve janë në fazën fillestare dhe Salah tashmë i është bërë një ofertë për kontratën e tij.
Al-Ittihad i ofroi Liverpoolit më shumë se 100 milionë euro për shërbimet e lojtarit, ndërsa Salah iu ofrua një kontratë trevjeçare.
#AlIttihad are in talks to try to sign Mohamed #Salah: ready a contract until 2026 with a salary of €80M/year. Opened talks with #Liverpool. #transfers #LFC ??
— Nicolò Schira (@NicoSchira) August 23, 2023
Ai do të fitonte 80 milionë euro në sezon dhe do të shohim nëse 31-vjeçari egjiptian do të mbetet imun ndaj 240 milionë eurove që do të merrte nëse përfundonte kontratën.
Java e fundit e afatit kalimtar do të na tregoj nëse Salah do të jetë ylli i radhës që do t’i bashkohet Superligës së Arabisë Saudite. /Telegrafi/