Ekipi i Superligës së Arabisë Saudite, Al Hilal thuhet se po bën gati një kontratë trevjeçare për Mohamed Salah, nëse largohet në verë nga Liverpooli.
Sipas gazetarit Nicolo Schira, Al-Hilal po përgatitet të bëjë një lëvizje për sulmuesin e Liverpoolit, Mohamed Salah.
Al-Hilal thuhet se synon të nënshkruajë me reprezentuesin egjiptian në një transferim të lirë verën e ardhshme, nëse Salah nuk arrin të vazhdojë kontratën e tij me Liverpool.
Ata janë gati të ofrojnë një marrëveshje shumë fitimprurëse, e cila mund ta mbajë 32-vjeçarin në klub deri në vitin 2028.
#AlHilal are preparing a huge bid to try to sign Mohamed #Salah as a free agent from July, if he doesn’t extend with #Liverpool. Ready a contract until 2028. #transfers #LFC
— Nicolò Schira (@NicoSchira) January 25, 2025
Perspektiva për të humbur Salah ka nxitur spekulime në rritje për të ardhmen e tij, me Al-Hilal që kërkon të përfitojë nga situata duke siguruar nënshkrimin e sulmuesit për sezonin e ardhshëm.
Këtë sezon, Salah ka qenë në formë të jashtëzakonshme, duke shënuar 22 gola dhe duke dhënë 17 asistime në 31 paraqitje për Liverpoolin. /Telegrafi/