Telegrafi

Akuzoi 9-vjeçarin se e preku në të pasme, por i kërkoi falje kur u vërtetua e kundërta (Video)

Teresa Klein shkaktoi tollovi në një super-market në Brooklyn të New Yorkut, pasi akuzoi rëndë një nëntëvjeçar dhe e thirri policinë, duke e akuzuar se e preku në të pasme.

Mirëpo, kamerat e sigurisë treguan se fëmija kishte një çantë të madhe, e cila u fërkua me pjesën e pame të saj, pa qëllim apo dijeninë e tij, transmeton Telegrafi.

Ngjarja devijoi kur ajo dhe nëna e fëmijës nisën të argumentonin dhe u ftua policia, ndërsa fëmija dhe motra tij nisën të qanin.

Kur pamjet e kamerave të sigurisë treguan se ai është i pafajshëm, Klein u detyrua të kërkonte falje për keqkuptimin. /Telegrafi/