Site icon Telegrafi

Akuzohet si organizator i vrasjes së Behar Sofisë, SPAK kërkon 35 vite burg për Jemin Sherën

Prokuroria e Posaçme SPAK ka kërkuar dënimin me 35 vite burg për e Jemin Sherën, i akuzuar si organizator i vrasjes së Behar Sofias.

SPAK tha se nga hetimet ka rezultuar se Shera e ka marrë porosinë për të ekzekutuar Behar Sofinë dhe për ta realizuar vrasjen ka krijuar grupin kriminal.

Pjesëtarët e grupit e kanë vëzhguar shënjestrën e tyre për gjashtë muaj më radhë deri në momentin kur e ekzekutuan mëngjesin e 25 shkurt të vitit 2021, në afërsi të Piramidës në Tiranë.

Shera u gjykua në mungesë në një proces të veçuar nga të akuzuarit e tjerë për të njëjtën ngjarje. /Telegrafi/

Exit mobile version