Reperja Tayna ka qenë pa dyshim një prej debutanteve më të suksesshme të tregut muzikor.
Ajo këtë verë publikoi plot tri projekte muzikore, ndërsa ishte vazhdimisht e pranishme edhe në koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore.
Së bashku me suksesin, lindin edhe pakënaqësitë dhe inatet nga të tjerët, pasi rruga drejt famës nuk është fare e lehtë, e një gjë e tillë duket se po i ndodh edhe Taynës.
Reperja e re e skenës për pak muaj arriti që të grumbullojë mbi 400 mijë ndjekës në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Por, për t’ia shtuar edhe më shumë ndjekësit, disa persona kanë tentuar që t’i dërgojnë 10 mijë ndjekës si ofertë këngëtares, duke u përfshirë në llogarinë e saj si një administrator i dytë, gjë e cila do të vinte në dyshime më pas vërtetësinë e numrit të ndjekësve të saj.
E lidhur me këtë gjë, ka reaguar vet Tayna, e cila në një shkrim të publikuar në Instagram, ka “falënderuar” personat që tentuan ta bëjnë këtë gjë, për ta akuzuar më pas se ka blerë ndjekësit.
Ajo është shprehur se nuk është admiruese e një suksesi të rrejshëm.
“Kur dikush arrin sukses, njerëzit nuk duan ta shohin atë më mirë se vetën, dhe mundohen të ia prishin imazhin. Iu rritë ndera për këta 10 mijë ndjekës fallco që mi keni dërguar kinse jam duke i blerë, ama s’ka qenë nevoja se kush nuk ka inat e sheh realitetin, e din sa shikime e sa komente marr vetëm për një post, edhe e dëgjojnë këngën time kudo që shkojnë. Këta ndjekës ishte arsyeja pse e bëra privat Instagramin. Ne jemi artistë dhe unë po ia lë vetëm punës time të flas tërë kohën se nuk kam kohë me u marr me njerëz që urrjejtjen e kanë në shpirt”, ka shkruar Tayna.
Kujtojmë që e njëjta, arriti suksesin më të madh këtë vit me hitin “Columbiana”, në bashkëpunim me Don Phenom, këngë e cila ka arritur mbi 22 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/