E eliminuara e fundit nga BBVA, Ilnisa Agolli, ishte e ftuar në FunClub, ku foli për shumë situata dhe sfida që kishte kaluar në shtëpi sa ishte pjesë e saj.
U përfol shumë se a kishte kryer Ilnisa marrëdhënie me Meritonin brenda shtëpisë.
Kjo çështje u përmend edhe në studio, ndërsa Ronaldo i tha se nuk ka asgjë të keqe të bësh një gjë të tillë brenda shtëpisë.
Ronaldo fillimisht shprehet: “Për mua Ilnisa Agolli është një prej lojtareve më interesante që ka pasur ndonjëherë Big Brother-i, të paktën tre vitet e fundit.”
Më tutje ai shpjegoi pse mendonte kështu: “Big Brother nuk është vetëm jë format argëtues, por është edhe një format që ndër vite ka thyer mite. Ilnisa Agolli këtë vit theu një mit shumë të rëndësishëm, që po, nënat e divorcuara me një vajzë, mund të dashurohen me një djalë 10 vite më të vogël, dhe mund të kryejnë marrëdhënie, po t’i dojë qejfi. Nuk po të pyes a e ke bërë”.
“Për mua është shumë e turpshme që një mashkull nuk gjykohet kur lidhet me një vajzë më të vogël, por një femër gjykohet”, vazhdoi më tutje gazetari.
Ndërsa Ilnisa dëshiron të shpjegohet, Ronaldo shprehet se nuk dëshiron të marrë përgjigjje për këtë pjesë. Duke shtuar që Ilnisa kishe mashkullin më tërheqësh në shtëpi. /Telegrafi/