Sipas ndihmësit të Jurgen Klopp, Peter Krawietz, gjyqtarët që drejtuan finalen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit mund të dëgjoheshin “duke kënduar dhe duke u argëtuar” pas fishkëllimës së fundit.
Ishte një finale plot dramë. The Reds u mposhtën 3-1 nga Los Blancos pasi një dy golësh i Gareth Bale ndihmoi skuadrën e Zinedine Zidanes të siguronte triumfin e tretë radhazi në Ligën e Kampionëve, por ishte një mori incidentesh që rrëmbeu titujt kryesorë të mediave.
Mohamed Salah u larguar i lënduar nga fusha qysh në pjesë të parë, pasi Sergio Ramos i kishte dislokuar krahrorin.
Portieri i Liverpoolit, Loris Karius më pas bëri dy gabime kyçe, duke përfshirë hedhjen e topit në këmbën e Karim Benzemas, i cili hapi rezultatin në Kiev.
Gareth Bale vazhdoi të shënojë një nga golat më të bukur në historinë e Ligës së Kampionëve për ta përfunduar ndeshjen me rezultat 3-1.
Ishte një humbje shkatërruese për Reds dhe një vit më vonë, numri dy i Jurgen Klopp, Peter Krawietz, foli për skenat “të tmerrshme” pas fishkëllimës së fundit të ndeshjes.
“Në Kiev, dhoma e zhveshjes ishte si një vend i sëmurë”, deklaroi ai për The Athletic. “Imagjinoni që hyni atje dhe një djalë ka qenë tashmë në spital dhe tani është kthyer, me dhimbje dhe duke qarë. Dhe pastaj ju dëgjoni kundërshtarët tuaj duke festuar”.
“Dhe në dhomën e zhveshjes ngjitur, gjyqtarët po festojnë gjithashtu. Nuk e di pse, por ata po këndonin dhe po bënin festë, me një grumbull birra”.
“Për ne, ishte e tmerrshme”, shtoi Krawietz. “Të gjesh reagimin e duhur është e vështirë. Por kjo është e gjitha pjesë e saj. Duhet të tregosh forcë dhe madhështi në humbje. Dhe reagimin e duhur”.
“Po, ata na lënduan vërtet, por nuk na kanë rrëzuar. Jemi poshtë, por nuk ka mbaruar”, ka potencuar më tej ai.
Liverpool do të shpresojë për hakmarrje të shtunën mbrëma, kur do të përballet me Real Madridin në finalen e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/
Out of nowhere, Gareth Bale pulled this overhead kick in the #UCL final vs Liverpool 🚲
Stuff of Champions for real 🔥🔥pic.twitter.com/k0AJQ5yxsW
— CrossAndNod (@crossandnodFT) March 18, 2022