Telegrafi

Aktorja që luan personazhin e Nairobit në “La Casa de Papel” do të quhej Tirana

“La Casa de Papel” është shndërruar tashmë në një prej serialeve më të ndjekura në mbarë botë.

Kjo telenovelë ka fituar edhe simpatinë e shumë shqiptarëve, të cilët tashmë kanë mundësinë të ndjekin sezonin e tretë të këtij seriali, të publikuar së fundmi.

E veçanta e serialit janë emrat e personazheve grabitës, të cilët janë nofka me emra të kryeqyteteve të famshme të botës.

Lexo po ashtu Dafina Zeqiri një fanse e "La Casa de Papel", publikon poza provokuese me bluzën e një prej personazheve

Një nga personazhet e serialit, e cila në këtë serial mban nofkën Nairobi (kryeqyteti i Kenias në Afrikë), në një video të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ka treguar se do të donte të kishte emrin e një kryeqyteti shqiptar.

Bëhet fjalë për kryeqytetin e Shqipërisë, Tirana – emër ky së cilit aktores Alba Flores, e cila luan këtë personazh, do t’i pëlqente ta kishte në serial.

Tutje përgjatë videos, ajo thotë se e njeh mirë kryeqytetin shqiptar dhe Shqipërinë në përgjithësi. /Telegrafi/