Aktorja e njohur turke qё njihet për shqiptarët për rolin e ‘Dilaras’ te seriali “Paramparça” (“Fate tё kryqëzuara”), Ebru Ozkan, ka pak kohё qё ёshtё e lidhur me njё shqiptar – raporton WHO.
Ertan Shabani ёshtё gjithashtu aktor qё vepron midis Shkupit dhe Turqisё dhe dy vitet e fundit ёshtё shpёrngulur nё Stamboll.
Pjesёmarrjet e tij nё seriale turke kanё qenё tё shumta me mё tё suksesshmen atё te “Lugina e Ujqёrve”, e cila e ka bёrё edhe mё tё njohur Ertanin nё shtetin turk.
Sipas revistës, me aktoren turke duket se pёrveç marrёdhёnies sё dashurisё i bashkon dhe pasioni pёr profesionin.
Edhe vet aktorja ёshtё shprehur e lumtur pёr jetёn e saj private kohёt e fundit.