Ylli i “Fifty Shades of Grey”, Dakota Johnson, ka shpërthyer ndaj industrisë së filmit duke e ofenduar rëndë dhe duke theksuar se ka një paragjykim për moshën e aktoreve në këtë industri.
26-vjeçarja, e cila është vajza e Melanie Griffith dhe Don Johnson, është shprehur pa doreza në një intervistë të dhënë për numrin e fundit të revistës Vogue, transmeton Top Channel.
Duke iu referuar nënës së saj, aktores së “Ëorking Girl” (58-vjeçe) dhe gjyshes Tippi Hedren (85-vjeçe), ajo ka thënë: “Pse nuk luan nëna ime në filma? Ajo është një aktore e jashtëzakonshme. Pse nuk luan gjyshja ime në filma? Sepse kjo industri është e shpifur”.
Në intervistën e dhënë, Johnson ka shtuar gjithashtu se roli i saj në filmin “Fifty Shades of Grey”, i ka dhënë një famë të jashtëzakonshme dhe e ka kthyer në një nga emrat më të përfolur të Hollywood.
“A mendoj unë se ai film më hapi shumë dyer? Sigurisht. Më shumë njerëz më njohin tashmë”, ka thënë Dakota.