Eliona Pitarka thotë se ka shumë meshkuj që përpiqen ta joshin me gjëra materiale. Ajo ka thënë se i kanë ofruar edhe ‘BMW X6’.
Në një intervistë për për Bluetooth, aktorja ka sqaruar një status të sajin ku thoshte se bënte një jetë të thjeshtë dhe se nuk kishte dashnor me ‘X6’ që ta mbajë.
“S’e nisa statusin për të pasur një jehonë të tillë, edhe pse në fakt kështu ndodhi. Kur je person publik, mësohesh me komente pozitive dhe negative, por po ndihesha keq. Shikoja komente dhe mesazhe që më vinin, ku më thoshin ‘pse hiqesh sikur bën një jetë luksoze?’. Në fakt, unë s’e kam bërë kurrë këtë. Ju mund të thoni ‘pse e ekspozon trupin aq shumë?’, dhe keni të drejtë, por jo për një jetë luksi, që unë kurrë s’e kam pretenduar”.
“Asnjë postim imi nuk tregon që unë bëj jetë pasanikësh. Ndaj dhe bëra statusin. Njerëzit ngatërrojnë diçka, Elionën e ‘Apartamentit’, me Elionën në të përditshmen e saj. Në fakt, unë s’jam ajo që shihni në ekran. Unë në rol jam femra provokuese, që bën gjithçka, femra që mund të shesë edhe veten. Ndërsa në jetën reale jam totalisht ndryshe”.
“Asnjë aktore s’është e pasur, që të jem unë, kam thjesht një pagë të mjaftueshme. Ndaj dhe shkrova që nuk kam dikë me ‘X6’ që të më sponsorizojë. Unë udhëtoj me autobus, dhe bëj gjithçka si moshataret e mia. Në fakt mendojnë se femrat e bukura kanë një sponsor, ka shumë të tilla, por unë s’jam e tillë”, ka deklaruar Pitarka.
“Më vijnë shumë mesazhe, edhe nga më vulgaret. Për shembull më kanë thënë që ‘e vlerësojmë faktin që je e thjeshtë, por unë jam gati të të blej një ‘X6’, ose të të shëtis ku të duash ti’, gjëra të kësaj natyre”, ka treguar aktorja.