Aktorja britanike, dame Helen Mirren, ka vazhduar të shprehë dëshirën që të jetë pjesë e filmit “Fast and Furious” duke thënë se tani është dashuruar në aktorin e këtij filmi, Vin Diesel.
Në një paraqitje në emisionin Late Night with Seth Meyers, Mirren ka thënë se i ka lënë përshtypje personazhi Dominic Toretto (që e luan Diesel), transmeton Koha.net.
“Diesel është shumë i mençur, argëtues dhe mendoj se kam rënë pak në dashuri me të si në fillim të rolit të tij si tani”, ka thënë aktorja.
Mirren njihet si adhuruese e shpejtësisë dhe makinave sportive, prandaj këto arsye mund të shfrytëzohen nga ajo që të fitojë një rol në “Furious 8”. /Telegrafi/