Site icon Telegrafi

Aktori shqiptar Praq Rado flet për takimin me Jolien

Aktori shqiptar nga Mali i Zi, Praq Rado, ka treguar se si është takuar me Angelina Jolien dhe si ajo e kishte inkurajuar për karrierën e tij si aktori.

Djaloshi është duke ndërtuar karrierë të suksesshme si aktor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai luan në serialin “Dreaming american”, i cili ka në fokus jetën e emigrantëve në ShBA dhe përpjekjet që ata bëjnë për t’u integruar aty e për të prekur ëndrrën amerikane. Në një intervistë për mediat shqiptare, ai ka folur për karrierën e tij si dhe raportin me yjet e Hollywoodit, përfshirë takimin me superyllin.

“Lee Percy ka qenë regjisor i filmit të Angelina Jolie ‘’Salt’’ dhe më ftoi atë natë në premierën e tij”, ka treguar ai për Panorama Plus, transmeton Telegrafi.

“Ajo është një yll dhe nuk ka aspak diva në të për sa i përket sjelljes. Ishin më shumë se 800 të ftuar për darkë në premierën e saj dhe me të gjithë bëri foto e bisedoi”.

“Jolie është gjithmonë pozitive dhe ka dëshirë t’ua shprehë të tjerëve atë pozitivitet”,  ka thënë më tej aktori, duke treguar edhe për bisedën që ka zhvilluar me aktoren.

“Percy i tregoi asaj për “Dreaming American” dhe i pëlqeu ideja shumë. ‘Ka shumë emigrantë që vuajnë për t’ju dhënë një shans më tha e më vjen shumë keq për vuajtjet që ke pasur’. Do ishte ëndërr të luaja me Angelina Jolie, nuk dhamë më shumë detaje, vetëm sa biseduam”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Exit mobile version