Site icon Telegrafi

Aktori shqiptar në Hollywood, Gjevat Kelmendi, tregon prapaskenat me Monica Belluccin (Foto)

Aktori i njohur shqiptar në Hollywood, Gjevat Kelmendi, në një intervistë ekskluzive për Telegrafin ka folur për profesionine tij dhe shumë detaje tjera të pazbuluara të jetës së tij.

Gjevat Kelmendi është aktor shqiptar i njohur në gjithë botën për rolet e tij në shumë filma që janë bërë hite të kinematografisë. Ai për Telegrafin ka folur për atë se pse zgjodhi pikërisht aktrimin.

“Vlerësimi që më është bërë nga ata që menodnin se unë kisha të kryer një shkollë aktrimi, ishte bindje që, e vetmja rrugë e imja në jetë është pikërisht aktrimi”.

“Kisha shumë ëndrra brenda vetes, të futura në “sirtarin” e mendjes dhe të shpirtit tim, por aktrimi për mua mbetet një profesion pune, një përjetësim ndjenje, por edhe shprehje e botës sime të brendshme”, potencoi Kelmendi.

Ai ka treguar edhe se si është ndjerë kur ka luajtur me aktorë të tjerë të mëdhenj botëror.

“Sigurisht që është një favor nga ana profesionale, por edhe me arritjet e mia, fitova besimin që të luaj krahas aktorëve të famshëm sikur Christoph Waltz, Diane Kruger, Stephen Graham, Monica Bellucci, Peter Ferdinando, etj. Kam ndarë momente mbresëlënëse me këta aktorë, por edhe kam marrë komplimente inkurajuese për një aktor që nuk ka përvojë të gjatë aktrimi”, tha Kelmendi.

Ai flet edhe rreth jetës së tij dhe atë se si arriti majen në aktrim, pavarësisht se ishte shqiptar.

Lexoni rrëfimin tejet interesant në intervistën e plotë duke klikuar KETU.

Exit mobile version