Site icon Telegrafi

Aktori i Portokallisë kundër Ermal Mamaqit, e nxjerr injorant pa shkollë! (Foto)

Ish-aktori i njohur i programit argëtues “Portokalli” Marsel Rupi  ka reaguar së fundmi me një status në rrjetin social “Facebook” kundër showmenti shqiptar Ermal Mamaqi.

Rupi, i njohur për imitimin e kryebashkiakut Erion Velijaj ka cituar në shkrimin e tij se askush nuk duhet të irritohet për të ftuarit në emisionin e Ermalit, “pasi ai nuk është i njëjti brumë dhe e njëjta histori si shumica e të ftuarve të tij”, transmeton Telegrafi.

Aktori Marsel Rupi i njohur për imitimin e kryebashkiakut Erion Veljaj në programin “Portokalli”.

“Me kujtohen këngët e famshme te Ermalit, me kujtohen kohet kur ai sillej neper televizione lart e poshtë. Ndërsa ne, të tjerët rropateshim nëpër auditoret e universiteteve evropiane e perëndimore në kërkim të dijes. Sa diferencë, shume diferencë e madhe”, ka shkruar më tej ai.

Lexo po ashtu Këta janë artistët shqiptarë që pranojnë publikisht se janë të varfër! (Foto)

Komentet e fansave e kanë akuzuar aktorin Rupi për xhelozi, gjersa ky i fundit vazhdonte me reagimet, duke thënë se Ermali ka lënë përgjysmë edhe akademinë, të cilën s’ka ngelur kush pa e përfunduar. /Telegrafi/

Exit mobile version