Site icon Telegrafi

Aktori i filmit “Shok” shpërblehet në festivalin prestigjioz francez

Filmi ‘Shok’ është shpërblyer edhe me një çmim prestigjioz.

Në fakt, aktori Astrit Kabashi është shpallur aktori më i mirë në festivalin francez të “Angers Film Festival”.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, i cili përmes një mesazhi në rrjetin social, Facebook ka konfirmuar këtë sukses të aktorit, Kabashi, transmeton Telegrafi.

“Edhe një lajm i mrekullueshëm për kinematografinë kosovare. Astrit Kabashi fiton si aktori më i mirë me filmin BABAI në “Premiers Plans – Angers Film Festival” në Francë”, ka shkruar në Facebook, Zharku.

Ndryshe, filmi ‘Shok’ është nominuar për Oscar në kategorinë e “Filmave më të Mirë të Shkurtër” dhe kjo është hera e parë që një film shqiptar të nominohet nga Akademia Amerikane e Filmit. /Telegrafi/

Exit mobile version