Site icon Telegrafi

Aktorët e Gjilanit: Nuk kemi para të shkojmë në prova

Aktorët e Teatrit të Gjilanit i kanë ndal provat për shfaqjen “Kërkuesi”.

Ndërprerja e provave u bë për shkak të mos pagesës së borxheve që Komuna e Gjilanit ka ndaj aktorëve: ata janë me pesë paga minus, të trashëguara që nga viti 2017-të.

Shfaqja “Kërkuesit” do të duhej të hapte Festivalin e Dramës Shqipe, “Talia e Flakës”. /21Media/

Exit mobile version