Telegrafi

Aktivizoi pa dashje granatën në kafene, teksa mahitej me miqtë (Video)

Në një kafene të Ukrainës, një ushtar i paemëruar e ka aktivizuar pa dashje granatën që kishte në dorë, teksa po mahitej me miqtë.

Por, duke mos qenë i kujdesshëm sa duhet, e ka hequr siguresën e RGD-5, që mund të shkakton dëme në diametër deri në 25 metra, transmeton Telegrafi.

Megjithëse e ka hedhur nën një tavolinë që ndodhej më larg, ai së bashku me pesë të pranishëm kanë marrë lëndime të konsiderueshme. Madje, tre prej tyre janë të shtrirë në spital, por pa pasoja për jetën.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet momenti kur ka ndodhur shpërthimi i granatës, derisa kafeneja ishte e mbushur me klientë. /Telegrafi/