Telegrafi

Aktivizohen sirenat në tërë territorin e Ukrainës, që paralajmërojnë sulmet e mundshme ajrore

Janë aktivizuar sirenat që paralajmërojnë sulmet e mundshme ajrore, e aktivizimi i tyre është bërë në tërë territorin e Ukrainës.

Këtë e ka bërë të ditur ministria ukrainas për Zhvillim Digjital, duke publikuar një hartë online, transmeton Telegrafi.

Të gjitha rajonet në harët janë shënjuar me ngjyrë të kuqe, kurse alarmi është lëshuar në tërë këto rajone në të njëjtën kohë.

Nga 10 tetori, ushtria ruse po kryen sulme ajrore mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës, industrinë e mbrojtjes dhe telekomunikimin.

Ndryshe sulmet ajrore ruse në Ukrainë, detyruan autoritetet e sigurisë në Kiev, të kërkojnë nga vendet perëndimore më shumë armë moderne në veçanti sisteme të mbrojtjes ajrore, me të cilat do t’i kundërviheshin raketave ruse.

E shkuarja e presidentit Volodymyr Zelensky në SHBA rrit mundësinë se gjatë qëndrimit të tij atje, presidenti amerikan Joe Biden do të miratojë dërgimin e sistemit raketor Patriot. /Telegrafi/