Site icon Telegrafi

Aktivizohen sirenat në tërë territorin e Ukrainës, alarmohen autoritetet në shtatë rajone

Në orët e para të mëngjesit janë aktivizuar sirenat në shtatë rajone të Ukrainës, që paralajmërojnë sulme të mundshme ajrore.

Me këtë janë alarmuar autoritetet lokale në Sumski, Poltavsk, Cherkask, Kirovogradsk, Dnipropetrovsk, Kharkiv e Nikolaiev si dhe në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia, që janë nën kontrollin e Kievit.

Kështu të paktën tregojnë të dhënat online të hartës nga ministria ukrainase për Transformim Digjital, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Brenda qytetit të Bakhmutit, tanket ukrainase shihen duke kontrolluar vendin

Sirena u aktivizuan nga ora 7:15 deri më 7:17, ku menjëherë autoritetet kompetente ndërmorën veprimet e nevojshme, duke i bërë thirrje banorëve të futen nëpër bunkerë e strehimore.

Aktivizimi i sirenave është bërë diçka e zakonshme në Ukrainë që nga fillimi i luftës, ku ushtria ruse vazhdimisht kryen sulme ajrore mbi infrastrukturën civile. /Telegrafi/

 

Exit mobile version