Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon momentin kur aktivistët në Varshavë të Polonisë zgjuan diplomatët rusë në 6 të mëngjesit me tingujt e shpërthimeve dhe sirenave të sulmit ajror.
Në këtë video, aktivistët gjithashtu mund të shihen me një pankartë shiriti në të cilin kishin shkruar “Rusia është një shtet terrorist”, transmeton Telegrafi.
In Warsaw, Poland, activists wake up Russian diplomats at 6 a.m. with the sounds of explosions and air raid sirens. pic.twitter.com/Mb02cI3vS9
— Euan MacDonald (@Euan_MacDonald) February 24, 2023
Pamjet tregojnë se si zhurma e shpërthimeve dhe alarmeve kumbon me të madhe që duket sikurse një terren lufte.
Sot u bë 1 vit që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.
Në anën tjetër, një aktivist pro-ukrainas në Serbi i dorëzoi ambasadorit rus në Beograd një ‘tortë vdekjeje”.
Bëhet fjalë për aktivistin Çedomir Stojkoviç i cili shkoi tek ndërtesa me një tortë në duar që kishte dekor si një kafkë dhe krem që dukej sikurse ishte mbuluar me gjak.