Site icon Telegrafi

Aktakuza për organizatorët e 27 prillit deri në fund të muajit maj

Deri në fund të muajit maj do të përgatitet aktakuza për organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit, deklaroi sot prokurorja Villma Ruskovska.

Ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, i cili është në mesin e të dyshuarve për organizimin e ngjarjeve të përgjakshme, dje në Prokurori është marrë në pyetje, ku është mbrojtur me heshtje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai ka kërkuar shqyrtim të dëshmive, mbi të cilat edhe do të përgatitë mbrojtjen e tij.

Lexo po ashtu Hetimet për 27 prillin, nga kryerësit e dhunës barten tek organizatorët

Përveç Veljanoskit, të dyshuar si organizatorë për ngjarjet e 27 prillit janë edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, Nikolla Boshkovski, ish-drejtori i DSK-së Vlladimir Atanasovski dhe ish-ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski.

Për të premten në Prokurori është ftuar të dëshmojë edhe Mile Janakieski.

Ndryshe, javë më parë Gjykata Penale në Shkup shqiptoi aktgjykimet për disa të akuzuar për ngjarjet e 27 prillit, ku dënimin më të madhe e mori Mitko Çavkovk, i cili u dënua me 18 vjet burg./Telegrafi/

Exit mobile version