Telegrafi

Aksioni i Policisë në Prishtinë përfundon me arrestime masive

Gjatë operacionit të Policisë, ku është përfshirë edhe Njësia Speciale, që është zhvilluar sonte në kompleksin “Lesna” në Prishtinë, janë bastisur 10 lokale, kurse 16 persona janë shoqëruar në stacionin policor, kurse në 6 lokacione është ubstancë e narkotike.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për Telegrafin, se Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, e mbështetur nga njësitet tjera të specializuara policore, ka realizuar një plan operacional në funksion të zbatimit të ligjit dhe identifikimit të personave të dyshuar të involvuar në veprimtari të kundërligjshme.

Sipas tij, kontrolli dhe bastisja është realizuar në disa lokacione afër Rrugës “Eqrem Çabej” në Prishtinë, kurse objektiv ka qenë parandalimi i veprave penale si dhe identifikimi personave që janë të involvuar në veprime të kundërligjshme, ku përfshihen: posedimi i pa autorizuar i substancave narkotike, armëve dhe vepra të tjera.

Lexo po ashtu Njësia Speciale në operacion bastisjesh në Prishtinë

“Gjatë operacionit policor, i cili është realizuar me urdhëresë te organeve të drejtësisë janë bastisur 10 lokacione. Janë shoqëruar në stacion policor 16 persona. Janë iniciuar 11 raste. Në 6 lokacione është gjetur substancë e dyshuar narkotike. Janë konfiskuar 6 thika, një shufër dhe një boks hekuri”, tha Hoxha për Telegrafin.

Ai tha gjithashtu se Inspeksioni kompetent komunal i ka mbyllur tri lokaleve.

Hoxha tha se operacione të tilla do të jenë të vazhdueshme nga Policia në mënyrë që të krijohet një ambiente më i sigurt për të gjithë. /Telegrafi/