Në një aksion të Policisë të zhvilluar më 1 shtator, u gjetën koktej molotovi dhe mjete të dyshimta.
Në xhirimet e Rubrikës “Policia” të Emisionit “Drejtësia në Kosovë”, shihet aksioni nga fillimi deri në fund.
Njësia Speciale e Policisë në bazë të disa informatave niset me makinat e saj drejt vendit ku dyshohet se mbahen molotovët dhe mjetet tjera të dyshimta.
Pastaj, policët thyejnë dyert e garazheve në Lagjen “Dardania” të Prishtinës, që ishte depo e shfrytëzuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Policia pastaj ekspozon aty ku i gjen këto mjete të rrezikshme. /kallxo.com/