Telegrafi

Aksionerët padisin Volkswagenin për 40 miliardë euro

Aksionerët kryesorë të grupit Volkswagen (VW) kërkojnë ta kompaninë, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 40 miliardë eurosh për shkak të skandalit të motorëve dizel të trukuar.

Këtë informatë e plason gazeta britanike “Sunday Telegraph”, që citon Quinn Emanuel, jurist i famshëm për fitoret e tij në çështje të rëndësishme të kësaj natyre, të cilit i është kërkuar të ndjekë këtë çështje.

“Quinn Emanuel, që ka fituar rreth 50 miliardë euro për klientë dhe përfaqësues të grupeve të rëndësishme si Google, Sony dhe Fifa, është kontaktuar nga grupi Bentham (një fond i specializuar në financimin e çështjeve të mëdha ligjore) për të përgatitur një veprim ligjor në favor të aksionerëve të grupit Volkswagen të cilët kanë humbur miliarda euro në bursë për shkak të skandalit”, raporton gazeta britanike.

Quinn Emanuel dhe Bentham po kontaktojnë aksionerët e VW-së, përfshirë këtu edhe fondet sovrane të shtetit të Katarit dhe Norvegjisë (si aksionerë), për t’i kërkuar që të bashkohen në këtë veprim ligjor.