Site icon Telegrafi

Aksion policor në Pejë, sekuestrohen prova në shtëpinë e të dyshuarit për trafikim me narkotikë në nivel ndërkombëtar

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me shtetin e Gjermanisë dhe atë të Shqipërisë, kanë realizuar një operacion policor në rajonin e Pejës.

Sipas njoftimit për media thuhet se në këtë operacion policor kanë qenë të angazhuara njësite të ndryshme policore, të cilat kanë kryer kontrolle në dy lokacione, banesë dhe shtëpi banimi të personit të dyshuar (P. D.), i cili me datën 22/11/2023 ishte arrestuar nga Policia e Republikës së Shqipërisë si i dyshuar për vepra penale të trafikimit me narkotikë në nivel ndërkombëtar.

“Gjatë këtij operacioni policor janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprën penale të potencuar, ku të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka njoftuar policia.

Ndryshe mediat kanë raportuar se bastisja është kryer në shtëpinë e Princ Dobroshit, i njohur me nofkën ‘Peshkaqeni’. /Telegrafi/

Exit mobile version