Telegrafi

Në Zubin Potok, zbulohet laboratori ku kultivohej kanabis – sekuestrohen 50 kg marihuanë dhe arrestohen 6 persona

Është shkatërruar laboratori i radhës i substancave narkotike në Zubin Potok, fshati Kovaçi.

Lajmi e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai tha se në aksionin e policisë, janë arrestuar edhe gjashtë persona.

Po ashtu janë sekuestruar 50 kilogramë marihuanë.

“Nga njësitet relevante deri tash janë arrestuar 6 persona, (5 të etnisë serbe dhe 1 i etnisë gorane) si dhe janë sekuestruar 50 kg marihuanë e gatshme dhe 100 fije duke u përpunuar”, tha Sveçla.

Ministri theksoi se angazhimi në luftimin e çdo lloj krimi do të vazhdojë me intensitet të shtuar në tërë territorin e Republikës së Kosovës pa asnjë dallim./Telegrafi.