Site icon Telegrafi

Aksion i Policisë në Tiranë, arrestohen 33 drejtues mjetesh për kundërvajtje rrugore në javën e fundit

Policia Rrugore e Tiranës ka njoftuar arrestimin e 33 drejtuesve të mjeteve vetëm gjatë javës që lam pas.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, shoferët u arrestuan për drejtim mjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, për largim nga vendi i aksidentit apo për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Ndër të tjera, Policia Rrugore ka pezulluar 249 leje drejtimi, si dhe ka vendosur mbi 6,800 masa administrative.

Ndërkaq, janë ndëshkuar edhe 14 raste per “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sipas policisë, shtetasit në fjalë janë kapur në flagrancë duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të mjetit apo nuk kanë vendosur rripin e sigurimit dhe për t’i shpëtuar masës administrative kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e policisë, duke ofruar shuma monetare.

Gjithashtu është goditur dhe një rast i “Falsifikimi i dokumenteve zyrtare”, ka shtuar Policia e Shtetit. /Telegrafi/

Exit mobile version