Njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.
“Një nga këto operacione, është realizuar para pak minutash në Prishtinë, ku janë arrestuar katër persona të dyshuar, të cilët dyshohet se janë përfshirë në një grabitje e cila ka ndodhur me datë 18 dhjetor 2018 rreth orës 22:00 në rrugën ‘Rinia’ në Prishtinë. Ku dyshohet se te maskuar nën kërcënimin e armeve (revole dhe thikë) kane kryer një grabitje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Pjesë e operacionit ka qenë edhe bastisja e katër operacioneve të ndryshe, ku policía ka arritur të gjejë dhe konfiskoj një revole të tipi ‘Ekol Tuna’ si dhe dy thika. Personat e arrestuar janë: E.K-17 vjeçar, A.K-18 vjeçar, M.S-18 vjeçar dhe A.G- 21 vjeçar, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
FOTO: Ilustrim