Site icon Telegrafi

Aksion i policisë në Pejë, ndalohen tre persona – konfiskohen armë e municion

Ilustrim

Policia e Kosovës me urdhër të prokurorit ka bastisur disa lokacione në rajonin e Pejës.

Gjatë këtyre bastisjeve janë sekuestruar armë dhe janë ndaluar tre persona.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Tre persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurores së çështjes. Gjithashtu me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës janë bastisur disa lokacione në rajonin e Pejës ku janë sekuestruar armë të llojeve të ndryshme dhe municion”, ka thënë Nikçi. /Telegrafi/

Exit mobile version