Në një aksion të policisë kroate dhe zyrës për luftë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar (USKOK), në orët e para të mëngjesit të sotëm në Zagreb kanë arrestuar disa persona në mesin e tyre edhe drejtorin e televizionit publik HRT, Kazmir Baçiq.
Aksioni i policisë është duke vazhduar e siç mësojnë mediat kroate, policia ka trokitur në dyert e disa personave në rajonin e Zagrebit, transmeton Telegrafi.
Bëhet fjalë për dyshimet për afera korruptive dhe lidhjeve me menaxhmetin e komunës së Zagrebit. E në mesin të arrestuarve është edhe Zdravko Krajina, Denis Mohenski, Andrej Shulentiq, Jelena Çekliq dhe Vladimir Xhaji.
Mediat kroate raportojnë se Krajina është shoferi i ish-kryetarit të Zagrebit, Millan Bandiqit. E Denis Mohenski i njohur si “mbreti i Adventas së Zagrebit, falë ish-kryetarit të Zagrebit kishte shtëpi të ndryshme luksoze.
Andrea Shulentiq ka qenë këshilltare e kryetarit të komunës, e Jelena Çekliq gjithashtu kishte shërbyer në komunën e Zagrebit.
Arrestimi i drejtorit të televizionit publik, Krazimir Baçiq dyshohet të ketë lidhje me një ndërmjetësim mes kryetarit të atëhershëm Milan Nadiq dhe drejtorit të fabrikës së llambave, Milan Lonçar – që gjithashtu ka përfunduar në pranga. /Telegrafi/