Telegrafi

Aksion i Policisë dhe Prokurorisë – bastisen shtëpi e lokale në Prishtinë e Podujevë dhe ndalohen katër persona

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse është duke e realizuar një aksion në Prishtinë e Podujevë.

Në njoftim bëhet e ditur se gjatë këtij aksioni janë duke u kontrolluar dhe bastisur, shtëpi dhe lokale përcjellëse në lokacione të ndryshme, konkretisht në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës, për shkak të dyshimit të veprave penale “Fajdeja”, “Shmangia nga tatimi”.

Aksioni po realizohet edhe për shkak të dyshimit të veprave penale “Detyrim” dhe “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozi të paligjshëm”.

Lidhur me këtë aksion, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar katër persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh për shkak të dyshimit të bazuar të veprave penale të lartcekura. /Telegrafi/