Katër persona janë arrestuar (tre meshkuj dhe një femër) në një aksion të Drejtorisë rajonale policore në veri e me urdhëresë të gjykatës.
Në këtë aksion janë gjetur një armë dhe dëshmi tjera.
Operacioni është zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit në tri lokacione në veri të Mitrovicës, dy në veri të Mitrovicës dhe një tjetër në një fshat të komunës së Zveçanit.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti tha se dëshmitë e gjetura do të shërbejnë në procedurën e mëtejme hetimore.
“Katër persona, tre meshkuj dhe një femër janë arrestuar fillimisht nga policia dhe më pas u është caktuar ndalimi policor 48 orë me vendim të prokurorit. Një revole dhe dëshmi tjera të cilat janë gjetur gjatë operacionit të kontrollit, do të shërbejnë për procedurën e mëtejme hetimore”, ka thënë Hoti.
Ai tha se operacioni i kontrollit është ndërmarrë pas disa rasteve serioze që kanë ndodhur në veri të vendit. /Telegrafi/
Foto: Ilustrim