Site icon Telegrafi

Aksion në veri – konfiskohen pije alkoolike, çokollata e gjëra tjera ushqimore

Policia së bashku me Doganën e Kosovës kanë realizuar një operacion në veri të vendit, ku edhe kanë konfiskuar mall të kontrabanduar.

Siç thuhet në njoftim, ky operacion i përbashkët ka ardhur pas përpunimit e trajtimit të disa informacioneve se në pjesën veriore të vendit po kryheshin aktivitete të paligjshme, transmeton Telegrafi.

“Policia ka kontrolluar një lokacion në Zhitkovc të Zveçanit dhe në një lokacion tjetër në hyrje të Leposaviqit. Në të dy lokacionet ku janë kryer kontrolle janë hasur një sasi e konsiderueshme e mallit që dyshohet të jetë kontrabanduar. Dogana e Kosovës e ka konfiskuar mallin që kryesisht ishin artikuj ushqimor, në sasi më të madhe pije alkoolike (birra të brendeve të ndryshme, raki, verë, vodka etj.), por edhe çokollata, coca-cola e gjëra tjera të cilat janë evidentuar një njësitet e doganës), bëhet e ditur në njoftim.

Policia në bashkëpunim me doganën do të vazhdojë aktivitetet me qëllim që të parandalojnë aktivitete kriminale ndër kufitare duke bërë që mallrat që hyjnë në Republikën e Kosovës të jenë të kontrolluara në mënyrë që të jenë të sigurta për konsumimin nga qytetarët, por edhe t’i kalojnë procedurat e tatimeve të parapara sipas ligjeve të vendit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version