Telegrafi

Aksion kundër kontrabandës në veri të Mitrovicës dhe në Shtërpcë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës dhe në Shtërpcë është duke e zhvilluar një aksion që nga mëngjesi. Aksioni po bëhet kundër kontrabandës.

Nga Policia e Kosovës për KosovaPress e kanë konfirmuar se policia kufitare është duke zhvilluar një operacion në disa lokacione, por që nuk kanë dhënë detaje të tjera rreth rastit.

Lexo po ashtu Parandalohet një rast i kontrabandës në kufi, sekuestrohen mallra të ndryshme komerciale

“Mund të konfirmojmë se Policia Kufitare është duke zhvilluar një operacion në disa lokacione. Për informata tjera do të njoftoheni me kohë pas operacionit”, thuhet në përgjigjen e policisë.