Site icon Telegrafi

Aksion gueril: “Betonohen zgjedhjet e 5 qershorit” (Video)

Dhjetëra pjesëmarrës në “Revolucionin Laraman” sot para Kuvendit me një aksion gueril i “betonuan” zgjedhjet e parakohshme të cilat ishin shpallur për sot, por pas bojkotit të një pjese më të madhe të partive ata u shtynë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Me beton, kuti votuese dhe shirit solemn, aktivistët para Kuvendit në mënyrë simbolike i hapën zgjedhjet dhe në kutinë e votimit e kryqëzuan Gruevskin.

Aksioni është një parodi ndaj paralajmërimeve të ish kryeministrit Gruevski, i cili para dy muajsh njoftoi se ka pranuar shtyrje të zgjedhjeve të shpallura për në prill, sepse ka pranuar mbështetje të fuqishme nga bashkësia ndërkombëtare për datë përfundimtare të zgjedhjeve,  5 qershorin./Telegrafi/

Exit mobile version